Roma “dehet” nga suksesi në Conference League. Pas festës në Trigoria, lojtarët, Mourinho stafi i tij por dhe presidenti Friedkin hipën në tre autobusë të hapur, për të festuar me pjesën tjetër të tifozëve në rrugët e kryeqytetit.

Ishin jo pak por 100 mijë tifozë të pranishëm. Nikolo Zaniolo dhe Jose Mourinho ishin dy nga protagonistët kryesor.

Pasi realizoi golin në “Air Albania”, Zaniolo është parë i papërmbajtshëm, fillimisht grisi bluzën ndërsa më pas gjatë gjithë kohës ishte duke pirë diçka. Edhe Mourinho ishte shumë aktiv, gjatë gjithë kohës duke buzëqeshur, duke përshëndetur tifozët, madje edhe duke kërcyer e kënduar së bashku me ultrasit.

I prekur u shfaq edhe presidenti i Romës, mbase nuk e kishte menduar kurrë që të shihte një reagim të tillë, kaq shumë tifozë pas një suksesi në Evropë. Pikërisht tifozët gjatë gjithë kohës i kërkonin atij të sillte Dybala në Romë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: