SHBA-Në pallatin e Chalep Hill, skuadra e basketbollit të Universitetit të Carolinës së Jugut, po ndeshej me atë të Karolinës së Veriut në një ndeshje të vlefshme për National Collegiate Athletic Association.

Në pushim, një njëmbëdhjetë vjeçar me emrin Asher Lucas ka tentuar të gjuajë topin nga mesi i fushës, duke arritur të shënojë nga rreth 13 metra largësi.

Më pas, pas disa sekondash, e provon për herë të dytë me sukses dhe në herën e tretë publiku brohoret nga gëzimi.

Videoja është xhiruar e gjitha nga babai i djalit dhe ka marrë shumë klikime në rrjetet sociale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb