Vllaznia pësoi humbjen e dytë radhazi përballë Bylis, një humbje që djeg shumë për mënyrën se si erdhi por ishte dhe një humbje e cila pati një ndikim të drejtë për drejtë në tabelën e klasifikimit. Pas javës së 11-të, Vllaznia e sheh vetën në vendin e 7-të në kuotën e 15-të pikëve, 6 pikë larg kreut. Sigurisht që titulli nuk ka qenë dhe nuk është një objektiv i klubit shkodran por ecuria në dy javët e fundit shqetëson jo pak ambientin dhe mbi të gjitha trajnerin Mirsad Jonuz i cili si rrallë herë nuk ishte aspak i qetë në konferencë për shtyp, përkundrazi akuzoj të gjithë duke nisur nga arbritrat dhe deri tek ish trajner:

“Çfarë të thuash pas kësaj ndeshje. Të flas për lojtarët dhe përgatitjen e tyre, nuk është problemi ky. Pas vendimit që ishte jashtë loje goli apo jo, erdhi dhe nervozizmi. Arbitri nuk na mbështeste. Edhe me Tiranën, Partizanin, e njëjta histori. Çfarë problemi kanë me Vllazninë? Sot kishim 4 mungesa, dhe futëm lojtarë të rinj. Të gjithë ishin nga Shkodra, dhe kanë komplekse apo presion ndoshta, vetëm një ishte i huaj. Nuk marrin risk për të luajtur futboll. Unë erdha këtu para 3 muajsh, të gjithë ish-trajnerët filluan të më sulmojnë. Të gjithë lojtarët e akademisë flisnin për mua. Ky është presion për mua. Nëse iki unë, nuk ka problem. Kam ardhur për të punuar, por marr presion. Tek unë është problemi? Pjesën e dytë ndryshuam diçka, por nuk kishte përqendrim. Humbëm shumë topa, problem për një skuadër si ne. Bylisi me një krosim shënuan, nuk pati asnjë shans.

Trajneri Jonuz konfirmoi se do të vijoj të jetë pjesë e Vllaznisë edhe pas dhjetorit ku ekipi pritet të jetë sërish aktiv në merkaton e transferimeve por deri në atë kohë, Jonuz kërkon përqendrim maksimal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: