Odise Roshi ka realizuar golin e parë me fanellën e Boluspor në Turqi. Për këtë duhet të prisnim transfertën e sotme ndaj Ankaragucu, teksa lojtari shqiptar përfiton nga një ngatërresë në zonë, për të zhbllokuar takimin në minutën e 13-të.

 

Roshi ka luajtur 27 sfida me këtë fanellë, por shijen e golit e provoi vetëm sot. 30 vjeçari nuk ka qenë faktor kyç për ekipin aq sa pritej, pasi numëron vetëm 2 assiste.

 

 

Roshi vuajti shumë përshtatjen në tokën turke, pasi më parë njeh eksperiencat e ndryshme në vende si Hungaria, Rusia dhe Gjermania.

 

(BalkanËeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb