Indonezi- 28 vjeçari Sofian Loho Dandel nga një ishull indonezian, u martua fundjavën e kaluar me një grua 82 vjeçare, vetëm pas një bisede telefonike. Sipas mediave, ai nuk kishte pasur asnjëherë të dashur dhe ka rënë në dashuri me një të panjohur përmes një bisede telefonike.

Ai vendosi që ta takoj Martha Pot duke udhëtuar për 120 kilometra deri tek fshati i saj. Duke shtuar faktin se ky i ri asnjëherë nuk e kishte pyetur atë për vitet e saja, ai ishte edhe më i suprizuar kur kuptoj se bëhej fjalë për ta takuar një  82 vjeçare. Ai kishte treguar për mediat se nuk e kishte ditur se Marta i kishte aq vite, mirëpo kjo gjë nuk ka ndikuar në lidhjen e tyre. Në këtë mënyrë çifti shumë shpejt u fejuan, dhe javën e kaluar ata u martuan.

https://www.youtube.com/watch?v=L5onMObyNo0

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: