Verona 1-3 Milan

Milani bën detyrën në Verona. “Djajtë” trimfuan 1-3, duke marrë 3 pikë jetike në garën për titullin kampion. Asgjë nuk ishte e thjeshtë për ta, pasi iu desh të përmbysnin shifrat.

 

 

Kuqezinjtë e nisën takimin mjaft mirë dhe me shumë iniciativë. “Kërcënimi” i parë serioz do vinte nga Theo Hernandez. Mbrojtësi  provoi nga distanca (7′), por nuk gjeti portën.

 

 

 

 

 

Ekipi i Piolit do merrte avantazhin pas çerek ore loje. Tonali do kontrollonte mirë topin në zonë dhe realizoi. Gjithsesi, VAR akordon pozicion jashtë loje.

 

 

Në minutën e 22-të presioni do rritej akoma më shumë, por goditja e Giroud me kokë ishte e lehtë dhe qëndrore.

 

 

Goli i epërsisë vendase do vinte në të 38-ten, pas një krosimi të Barak për Faraonin.

 

Tonali duket se e kishte ndarë mendjen për të shënuar emrin te lista e golashënuesve, pasi tashmë do dërgonte sërish topin në rrjetë, në shtesa.

 

 

Sapo nisi e dyta, Tonali do merrte një assist nga Leao dhe më pas e pati lojë fëmijësh për të realizuar të dytin.

 

 

 

Goli i qetësisë erdhi vetëm në fund, nga Florenzi. Milani është e para me 80 pikë, 2 më shumë se Interi. Verona është e nënta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: