Anglia nuk e ka nisur siç duhet aventurën në Nations League, pasi Kombëtarja e drejtuar nga Gareth Southgate u mposht 1-0 në shtëpinë e Hungarisë.45 minutat e para përfunduan pa gola, pavarësisht rasteve.Në minutën e 63të, Reece James i sapo futur në fushë për “3 luanët” do shkaktonte 11 metërsh.Vendasit do gjenin rrugën e rrjetës në të 64-tën, me autor Szoboszlai. Mesfushori 21 vjeçar do mposhtte Picford, nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Tentativat e Kane me shokë do rezultonin të pasuksseshme, pasi hungarezët dukeshin mirë të vendosur.Në këtë grup janë edhe Gjermania me Italia, 2 ekipe që do përballen pas pak mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb