Milan është vetëm një pikë larg fitores së Serie A. Të besuarit e Piolit kaluan 2-0 Atalantën, në sfidën që u luajt në San Siro.

Emocione dhe rastet ishin të shumta, teksa në fund festa i takon ekipit nga Milano, që bëri detyrën sot ndaj bergamskëve.Pjesa e parë përfundoi 0-0.

Rasti i parë i rrezikshëm i takoi kuqezinjve, por gjuajtja e Leao në minutën e 20-të ishte shumë e lehtë.

Zikaltërit e vegjël i afrohen avantazhit në të 30-tën, por tentativa e Muriel u ndal nga Maignan.

 

 

Në fundin e fraksionit, “Djalli” pretendoi penallti pas një kontakti Gjimshiti-Giroud, por vetëm kaq, pasi arbitri vijoi lojën.

 

 

 

Leao realizoi në minutën e 58-të. Sulmuesi portugez mori një assist nga Messias dhe me një gjuajtje të bukur, zhbllokoi takimin.

 

 

 

Në të 75-tën, Theo bën gjithçka vetë. Mbrojtësi francez i driblon të gjithë dhe më pas dyfishoi shifrat.

 

 

 

Milan tashmë ka 83 pikë dhe për titullin e Serie A mjaftojnë 1 e tillë ndaj Sassuolos në Reggio Emilia, javën tjetër. Atalanta është e teta me 59 pikë dhe rruga Europë për ta sa vjen e bëhet më e vështirë.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb