Manchester City triumfoi 2-0 ndaj marokenëve të Wydad, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin e Klubeve.
Në Lincoln Financial Field (Philadelphia, PA), goli i parë u realizua shumë shpejt, që në minutën e dytë, me anë të Foden.
Doku shënoi të dytin në minutën e 42-të, duke siguruar suksesin për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola.
Në pjesën e dytë, mjaftoi menaxhimi i rezultatit nga anglezët, për të marrë kështu 3 pikët e para në grup. Ndeshja e radhës për Cityn është ndaj Al Ain.