Napoli nuk ndal ritmin dhe merr suksesin e radhës, këtë herë me shifrat 2-1 ndaj Juventusit.

Bardhezinjtë realizuan të parët me Kolo Muani, i afruar në këtë merkato dimri. Sulmuesi, me një kthesë të bukur, dërgoi topin pas shpinës së Meret.

Napoletanët u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe përmbysën llogaritë. Anguissa u koordinua si duhet në të 57-të, teksa shënoi me kokë. Ekipi i Contes “buzëqeshi” sërish në minutën e 69-të, atëherë kur Lukaku përktheu në gol një penallti.

Napoli kryeson kampionatin me 53 pikë, ndërsa Juventusi është në vendin e pestë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb