Një gabim i Belim Balajt nga pika e bardhë i ka kushtuar shumë shtrenjtë Terek Groznit që është mundur në shtëpi në ndeshjen e rifillimit të kampionatit rus pas pushimit të gjatë në dimër.

Terek e nisi ndeshjen ndaj Ufa me treshen shqiptare në sulm, duke aktivizuar nga minuta e parë Berishën dhe Roshin nga krahët, në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Bekim Balajt. Pikërisht ky i fundit kishte mundësinë për të realizuar golin e avantazhit për ekipin e tij në minutën e 55-të të ndeshjes, kur iu dha mundësia të gjuante një penallti.


Por portieri kundërshtar gjeti krahun e goditjes së sulmuesit duke e grushtuar atë dhe Terek humbi një rast të mirë për të kaluar në avantazh.

Gabimi i Balajt rezultoi vendimtar për fatinë sfidës, pasi Ufa gjeti rrjetën me Slaj në minutën e 79-të. Pavarësisht mundësive që iu shfaqen lojtarëve shqiptarë për të shënuar, ata nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës dhe Terek u mund në shtëpi, duke mbetur përkohësisht jashtë zonës së Kupave të Europës. (panorama sport)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb