VLORË- Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar 7 kg e 200 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Në Portin e Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë është konstatuar një automjet i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin tip “Peugeot” me targë AA254PA, drejtuar nga shtetasi Erjon Mamushi, 30 vjeç, banues në Tiranë, Policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 7 kg e 200 gram, e llojit Cannabis Sattiva. I riu do udhëtonte drejt Italisë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 6 pako, mbështjellë me letër alumini dhe plasmas të tejdukshëm, fshehur në pjesën e poshtme të tranversave të dyerve të mjetit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, Erjon Mamushit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: