MILANO- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në stacionin e trenit në Porta Garibaldi në Milano, ku një i ri tentoi të përdhunonte një 25-vjeçare. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut.

Ka qenë policia e Milanos që ka publikuar momentin kur 31-vjeçari nigerian ka ndjekur të renë, dhe më pas ka tentuar që ta përdhunojë atë, ndërsa kjo e fundit ka arritur të shpëtojë prej krahëve të agresorit falë një spraj.

Siç raporton ‘Tgcom’ 25-vjeçarja po kthehej nga puna, ndërsa është përballur me agresionin e emigrantit. Për më tepër shihni videon.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb