Tre persona kanë mbetur të plagosur këtë mbrëmje në Vlorë. Mes të plagosurve është edhe autori i ngjarjes.

Nga pamjet e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti shihet se në vendin e ngjarjes shihen njolla gjaku. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një thikë me njolla gjaku.

Gjithashtu gazetari Mehmeti bën me dije se autori i plagosjes së dy personave në Vlorë është Mexhit Arapi 40 vjeç. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë janë Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.

Arapi ka hyrë në një berberhane dhe ka goditur me thikë 23-vjeçarin kevin Nuredini dhe 35-vjeçarin Ervis Sejko. Autori i ngjarjes është arrestuar ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb