50 vite pritje për të festuar titullin në NBA. Milwaukee Bucks siguron trofeun e dytë në histori dhe këtë e bënë falë legjendës Giannis Antetokounmpo i cili shkëlqeu në finale përballë Phoenix Suns duke realizuar 50 pikë. Vetëm 5 basketbollistë të tjerë kanë pasur një perfomancë të tillë në një finale në historinë e NBA. Milwaukee Bucks triumfoi 4-2 në finale duke mbyllur përpara kohe sfidën e madhe me Suns.

Në finalen e fundit, atë të gjashtën, Bucks ishin dominues duke e mbyllur në fund me shifrat 105-98. Perioda e parë përfundoi në shifrat 29-16 në favor të Bucks por miqtë rihapën sfidën mbi të gjitha duke bllokuar sulmin e vendasve që në periodën e dytë shënuan vetëm 13 pikë.

Ishte greku Antetokoumpo që shpërtheu në të tretën duke realizuar 20 pikë personale duke mbajtur Milwauke në avantazh. Historia nuk ndryshojë as në periodën e katërt dhe të fundit, më Antetokoinmpo që ishte i papërmbajtshëm duke u shpallur në fund edhe lojtari më i mirë i finales.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb