58 milion euro deri në vitin 2024, kjo është kontrata e re me Everton mbi të cilën C.Ancelotti hodhën firmën, një zgjedhje e guximshme të cilën italiani e ka shpjeguar gjatë prezantimit: “Zgjodha Everton për ambiciet që ka ky klub, për historinë, për traditën. Dëshirojmë të përmirësohemi, të rritemi, të bëhemi një skuadër më e mirë, këto janë arsyet pse zgjodha të vijoj karrierën këtu”, u shpreh C.Ancelotti gjatë prezantimit.

Ish trajneri i Napolit ka zbritur më pas menjëherë në fushë duke zhvilluar dhe seancën e parë stërvitore me ekipin nga Liverpul. Ancelotti beson shumë tek grupi që ka në dispozicion, një grup miks me lojtarë të rijnë dhe me eksperiencë, beson shumë dhe tek Moise Kean duke i mbyllur derën Ibrahimovic.

“Profesori” nuk ndihet nën presion pasi në këtë sezon të Premier League objektivi është të përmirësohen sa të munden, të rriten si grup për të ndërtuar më pas me qetësi të ardhmen dhe sezonin pasues, ku sigurisht priten të jenë shumë aktiv në merkato. Afrimi i C.Ancelottit ka ngrohur tifozët e Everton, fundja është nga të pakët trajner që kanë arritur të mposhtin Liverpool këtë sezon, rivalin e tyre të përjetshëm. Derbi më 5 janar pritet të jetë një sfidë e veçantë për tifozët por dhe për C.Ancelottin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb