PEQIN- “BalkanWeb” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti me një të vdekur në Peqin. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 15:40 në vendin e quajtur Bishqem, në aksin Elbasan-Peqin.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, humbi jetën 58-vjeccarja Liljana Qyra, e cila udhëtonte bashkë me djalin e saj, i cili drejtonte mjetin tip ‘Opel. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Fatmir Popja, dy mjetet janë dëmtuar shumë për shkak të përplasjes që rezultoi fatale për gruan.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes, ku paraprakisht dyshohet se automjeti tip Opel është futur në parakalim të gabuar.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 15.40 në aksin rrugor Peqin – Elbasan, në vendin e quajtur Bishqem, njësia Administrative Pajove, automjeti tip Opel me targa AA 856 PA, me drejtues mjeti shtetasin E. Q, banues në Durrës, është përplasur me automjetin Volz Kady me targa AA 596 NU me drejtues mjeti shtetasin B.R, banues në Elbasan.
Si pasoje e përplasjes është dëmtuar dhe transportuar për në spitalin Elbasan por ka humbur jetën si pasojë e plageve shtetasja L.Q, 58 vjeçe, nëna e drejtuesit të mjetit Opel.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes, ku paraprakisht dyshohet se automjeti tip Opel është futur në parakalim të gabuar.
aksidenti433333

aksidenti 2

aksiedneti 4

aksidenti444

aksidenti 1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: