Andres Iniesta ishte protagonist absolut mbrëmë në fitoren 5-0 që Barcelona mori në finalen e Kupës së Mbretit kundër Sevillia-s. Ky trofe është ndër të fundit në karrierën e tij me katalanasit, pasi spanjolli ka njoftuar se në fund të sezonit do të largohet nga “Cam Nou”.

Nëse nuk je i informuar kurrsesi nuk mund të mendosh se ajo paraqitje në “Wanda Metropolitano” mes 70 mijë tifozësh i takonte një 33-vjeçari.

Pak pasi shënoi golin brilant trajneri vendosi ta zëvendësonte, duke futur në lojë Andre Gomes në vendin e tij. Por ky moment u shoqërua me duatrokitje dhe ovacione të gjata nga të dy tifozëritë, pasi një figurë si Iniesta padiskutim që ka edhe rrespektin e Sevillia-s.

Iniesta e përjetoi shumë këtë dhe u pa teksa imbusheshin sytë me lot. Edhe gjatë kohës që qëndroi në stol Iniesta ishte i mallëngjyer për atë që po përgatitet të lërë pas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: