Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka folur për disa nga temat më të nxehta të merkatos, duke nisur nga e ardhmja e Leo Messit: “E kam thënë shumë herë se dëshiron të mbyll karrierën këtu dhe nuk kam asnjë dyshim që do të rinovoj kontratën. Kam një raport shumë të mirë me të ashtu si me të gjithë lojtarët të cilët kanë veshur fanellën e Barcelonës. Lautaro? Kemi folur me Inter por për momentin tratativa është e bllokuar”.

Një tjetër temë e hapur dhe shumë e diskutuar është ajo që lidhet me një rikthim të mundshëm të Neymar në “Camp Nou”: “Jemi ende duke vlerësuar strategjinë që do të ndjekim në merkato por nëse nuk përfshihen lojtarë të tjerë, është shumë e vështirë që të firmosin për ne”. Në fund presidenti i Barçës foli edhe për blerjet e reja: “Kemi lojtarë të rijnë, lojtarë si Pedri që ka një talent të jashtëzakonshëm, Trinacao, Matheus Fernadaes por dhe Pjanic. Kemi edhe lojtarë nga Barcelona B të cilët do të bashkohen me ekipin e parë, lojtarë si Araujo, Riqui Puig deh Ansu Fati”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb