Kapiteni i Watford, Troy Deeney i cili pa skuadrën e tij sot teksa ra nga Premier League ka fyer live një gazetar pas ndeshjes.

Watford humbi ndaj Arsenalit 3-2 dhe Deeney u pyet se a do të ishte kjo ndeshja e tij e fundit në karrierë, pra a do të tërhiqej nga futbolli.

Deeney-t nuk i pëlqeu aspak kjo pyetje dhe e cilësoi drejtpërdrejt ‘kopil të pacipë’, por kërkoi menjëherë falje teksa gazetari e falenderoi që po i kërkonte falje.
Në fund anglezi tha se nuk do të tërhiqej nga futbolli tani pas rënies nga Premier League.

 

GAZETARI: Pas kësaj humbje a do të tërhiqeni nga futbolli?
TROY DEENEY: Nuk do të tërhiqem, kopil i pacipë. Më falni, më falni, nuk duhet të shaja, më falni
GAZETARI: Faleminderit që kërkon falje
TROY DEENEY: Jo, nuk tërhiqem

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb