THUMANË

Po vijojnë kërkimet intensive nën rrënoja për të shpëtuar personat që kanë mbetur të izoluar. Gazetari i “BalkanWeb”, Erjon Skëndaj sjell pamje të operacionit të forcave  të kërkim-shpëtimin në zonën e Thumanës, zonë kjo e cila po përjeton momente të vështira.

“BalkanWeb” dhe “News24” po ndjekin hap pas hapi të gjithë zhvillimet që vijnë nga zonat e prekura. “A ka njeri brenda”-kjo është thirrja e forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët vijojnë prej orëve të para të mëngjesit duke gërmuar nën rrënoja me qëllim shpëtimin e qytetarëve që kanë mbetur poshtë gërmadhave.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: