Kristal Abazaj, futbollisti i Luftëtarit, një ditë pas ndeshjes së mbyllur në barazim 2-2 me Partizani ku ai realizoi 1 gol, ka udhëtuar në Belgjikë për të ndjekur ekipin e ri që ai do t’i bashkohet pas përfundimit të kampionatit.

Futbollisti tropojan ditën e sotme ka ndjekur Anderlehtin nga stadiumi në ndeshjen kundër Standard Liezhit. Prezenca e tij nuk ka rezultuara pozitive për ekipin, pasi Anderleht është mundur me shifrat 1-3 duke humbur mundësinë për të marrë kryesimin dhe njëkohësisht është larguar nga zona e “Champions Leagues”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb