Luftëtari po kalon një moment aspak të përshtatshëm, vendi i parafundit në tabelën e klasifikimit, çka solli dhe shkarkimin e Marantas. Drejtuesit e klubit vendosën ti besojnë stolin përkohësisht zëvendës trajnerit, Neritan Novi por as ky i fundit nuk mund të qëndroj në bankinë pasi Komisioni i Disiplinës e ka pezulluar me 2 ndeshje, një vendim që ka habitur trajnerin Novi dhe stafin drejtues:

Këtë të mërkurë, Luftëtari pret Skënderbeu, një ndeshje shumë e vështirë për trajnerin Novi por njëkohësisht një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. Në Gjirokastër të gjithë kanë kthyer vështrimin nga merkato e janarit, e vetmja rrugë për të ndryshuar fatet e këtij sezoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: