BULQIZE- Temperaturat shënojnë disa gradë nën zero, ndërsa bora e ngrica kanë mbuluar vendin.

Në video jeni duke parë godinën e spitalit të Bulqizës, ndërsa personi që del prej tij është një pacient. Mban batanije mbi supe e kokë, jo vetëm për të sfiduar acarin jashtë, por edhe të ftohtin brenda në spital, pasi prej mujash në këtë mungon ngrohja.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Enver Doçi, situata atje paraqitet kritike. Pacientët ankohen se prej muajsh në spital mungon tërësisht ngrohja. Batanijet nuk i përdorin vetëm në rastin në fjalë, kur iu duhet të dalin jashtë, por edhe brenda.

I pyetur nga gazetari Doçi pacienti nuk preferon të përgjigjet. Ai ecën ngadalë mbi akullin e krijuar në hyrje të spitalit dhe drejtohet në kioskën aty afër.

Jashtë kamerave ai thotë se po shkon të blejë diçka për të ngrënë, për tu kthyer më pas në godinën ku vetëm mjekët kanë mbetur, pasi edhe shumicën e ilaçeve, pacientët duhet t’i sigurojnë vetë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: