Dy arkitektë polak, Mateusz Frankowski dhe Pawel Lipinski, kanë ideuar një grataçelë në gjendje të garantojë nevojat ushqimore të një qytetit të tërë të Afrikës subsahariane.

Projekti është zgjedhur nga eVolo Magazine si më interesantja mes 444 kullave futuriste në konkurs.

Quhet Mashambas, që në Suahili quhet ’tokë e kultivuar’. Në katet më të larta do të rriten frutat dhe perimet, ndërsa në katet më poshtë, bujqit do të shesin produktet e tyre, në një treg të hapur.

Katet e tjera janë të zëna me qendra edukative dhe kulturore, për ti mësuar vendasve teknikat moderne të bujqësisë.
Gratacela përbëhet nga elementë të cilët mund të çmontohen dhe të vendosen në vende të tjera. Mashambas është një nga 444 projektet e kullave futuriste.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb