Në rrjetet sociale së fundmi është shpërndarë një video e portierit brazilian Alisson e cila po bën shumë përshtypje. 25-vjeçari i cili aktivizohet me Roma-n në “Seria A” shfaqet duke bërë disa veprime mahnitëse në stërvitje.

Momentalisht ai është i grumbulluar me kombëtaren e Brazilit, aty ku përveçse jep garanci me pritjet me duar duket i jashtëzakonshëm edhe më këmbë.

Gjithsesi edhe pse duket në avantazh, Alisson ka konkurrencën e fortë të portierin të Manchester City, Ederson, për të mbrojtur ngjyrat e ‘seleçaos’ në Botëror.

Thuhet se dobësia e portierit të Roma-s në krahasim me atë të City-t është loja me këmbë. Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim ndonjë mrekulli të mbinatyrshme nga Ederson.

QUE ISSO, ALISSON! O goleiro da Seleção mostrou habilidade com os pés! ?

A post shared by Esporte Interativo (@esporteinterativo) on

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb