Ish- deputeti i PD, Agron Shehaj thotë se koncesioni Milot- Fier është një skemë e sofikstikuar mashtrimi ku do të vidhen qindra milionë euro direkt nga Edi Rama duke publikuar edhe shifrat.

Shehaj thotë se Milot- Fier është një garë e paracaktuar, dhe nga 115 kilometra që do të jepet koncesioni, 62 janë ekzistuese.

Sipas Shehajt të përfshirët në këtë aferë korruptive do të përfitojnë 2 miliardë e 415 milionë euro në 35 vite. Ose ndryshe 69 milionë euro/ vit, 5.75 milionë euro/ muaj, 192 mijë euro/ ditë, 8 mijë euro/ orë, 133 euro/ minutë.

Ai e krahason këtë skemë vjedhjeje me atë të DH Albania tek Unaza e Re.

 

STATUSI NGA AGRON SHEHAJ

Shumë prej projekteve të qeverisë Rama kanë patur vetëm një qëlim: vjedhjen dhe jo interesin publik. Skema e DH Albania ishte skemë për të vjedhur dhe pastuar paratë, që mbeti pa asnjë dënim, sepse hajduti ishte vetë Rama. Edhe Milot-Fier është një skemë e sofistikuar mashtrimi ku do të vidhen qindra milionë euro direkt nga Edi Rama. Vjedhja e shqiptarëve duhet të ndalet, Rama duhet të largohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb