Pas aktorit, Robert Ndrenikës, një tjetër zë i dashur për publikun shqiptar, Tinka Kurti është rreshtuar me PS-në. Aktorja Kurti është bërë pjesë e spotit të Partisë Socialiste për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama, aktorja e njohur ka marrë rolin e narratores, ndërsa dëgjohet të thotë se “Shqipërisë i duhet Edi Rama”.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rams, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, shprehet Tinka Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: