Më shumë se sa Milan, rival që e likuiduan në derbi, Inter duhet të shqetësohet për Juven. Kur C.Ronaldo është në formën e tij më të mirë, “Zonja e Vjetër” është e papërmbajtshme. Ylli portugez rikthehet të bëjë atë që di më të mirë, të shënojë dhe të udhëheq bardhezinjtë drejtë suksesit. Përballë Crotone mjaftuan dy gola me kokë në pjesën e parë, i pari ishte një lojë fëmijësh, i pa shqetësuar në zonë, ndërsa i dytë, në minutën e 45-të ishte një gol i bukur duke vërtetuar cilësitë e tij mahnitëse në lojën në ajër. Falë këtij dygolëshi, Ronaldo fluturon në vendin e parë në listën e golashënuesve më të mirë në Serie A, në kuotën e 18-të golave, një më shumë se Lukaku.

Asgjë nuk ndryshojë në pjesën e dytë me bardhezinjtë që trefishuar shifrat me McKennie duke mbyllur llogaritë me Crotone. Juve afrohet gjithnjë e më shumë me kreun, kalon Roma në vendin e tretë në kuotën e 45 pikëve, tetë pikë më pak se Inter, por ka ende një ndeshje në dispozicion. Fillon të besojë tek titulli edhe Andrea Pirlo, trajneri i Juves nuk largon ekipin e tij nga kjo garë, për sa kohë në fushë nga një “bomber” si Ronaldo gjithçka është e mundur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb