TIRANE

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku i cili ndodhet i izoluar në shtëpi së bashku me familjen si rrjedhojë e masave të ndërmarra për shkak të përhapjes së koronavirusit ia ka marrë këngës për t’i rikthyer qytetarëve sadopak humorin gjatë këtyre ditëve të vështira që po kalojnë.

Përmes këngës, aktori i humorit tregon si po e kalon kohën gjatë izolimit, teksa ironizon dhe rritjen e çmimeve pas përhapjes së koronavirusit.

Teksti:

Kam nje jave ne karantine, edhe nuk po dal nga shpia.

Ska makina, s’ka as njerez, ka dhon urdher policia.

Bona dasem bona fmin ca mka gjet i mjeri un, po tashi qe jena nshpi po na vje mu njof me grune.

Krejt pallati po na duket si me qene ne burgosje.

3 familje qe ka kati, koridorin per ajrosje.

Nuk perdorim ashensorin, vetem shkallet pa ndales

Po kuksioni n’kat te dyt ka vu traun me pages!

Skena dal e jena mbyll vetem shpi ne po rrime.

Nusja sa ka vu make up-in, shkojm per darke ne kuzhine.

Dola bleva portakalla, me i shtrydh se kena fmi.

Ka shku kilja portokallit sa omleta ne Dhermi.

Plaku sillet neper shpi, mduket se i ka ik zari.

Ka 2 jave pa u rrujt, u ka bo si Getoari.

Aj aj aj aj aj shqiptari jon,

Nuk ka virus qe na ndalon.
https://www.instagram.com/p/B9uDPKqHyoG/?igshid=mqbpc3ijrxjx
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: