Ajax është padiskutim një nga gjërat më të bukura që po prodhon ky sezon futbollistik. Holandezët i kishin munguar shumë futbollit europian dhe më në fund u rikthyen, këtë e bënë në mënyrën më të bukur të mundshme. Champions League është vitrina më e rëndësishme, aty dhuruan dhe surprizën më të madhe duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale, për më tepër duke eliminuar dy gjigandë si Real Madrid dhe Juventus.

Ëndrra Champions vijon më kohë të plotë por sezoni i tyre i mrekullueshëm po fillon të shpërblehet. Nga tre trofetë që janë në valle, Ajax e fitoi të parën, Kupën, teksa mposhti në finale Willem 2 me rezultatin e pastër 4-0.

Ajaxx
Ajaxx

Blind dhe Huntelaar shënuan dy herë në pjesën e parë ndërsa në të dytën sërish Huntelaar dhe Kristensen shënuan dhe dy herë të tjera duke kompletuar pokerin e golave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb