Të paktën 4 fëmijë janë lënduar rëndë pasi një makinë i përplasi ata në vijat e bardha.
Rasti ka ndodhur në qytetin Vyksa në Perëndim të Rusisë.

Një i ri me veturë e tij nuk ishte ndalur në semaforin e kuq, duke i goditur tetë fëmijë, ku katër nga ta u lënduan rëndë.

Sipas raportimeve fëmijët janë moshës nga tetë deri në 16 vjeç. Pamjet janë regjistruar nga kamera e sigurisë së qytetit, por duhet pranuar që janë tejet e rënda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb