Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit turistik të Linit.

Sipas informacioneve një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me trafikndarësen.

Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, ndërsa trafikndarësja ka hyrë mes përmes.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: