Aksident në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se një trajler që vinte në drejtim të Durrësit është përfshirë në një aksident, ndërsa dyshohet se ka qenë me shpejtësi.

Nga aksident i plagosur ka mbetur shoferi i mjetit. Mësohet se ai ka kaluar në krahun tjerët të autostradës, pasi zhvendos ndarëset e betonit.

Aktualisht një sens i autostradës është i bllokuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb