TIRANE- Në kohën që gjithë shqiptarët kishin kthyer kokën nga ekranet e televizorit për të ndjekur ndeshjen e kombëtares me Izraelin një ngjarje tepër e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Laprakë.

Një burrë është aksidentuar me motor dhe gjendja e tij, siç raporton një qytetar nga vendngjarja, ishte shumë e keqe. Qytetari thotë se policia nuk vonoi shumë për të mbërritur, por ambulancës iu deshën plotë 50 minuta.

“Këtu jemi në Laprakë. Ky person është rrëzuar nga motori. Nuk ka asnjë kontakt me njeri tjetër. Është rrëzuar vetë. Ky person ka më shumë se 30 minuta që është i shtrirë në tokë dhe ambulanca është njoftuar që kur ai është rrëzuar. Erdhi policia dhe ai e mori për herë të dytë ambulancën dhe mbas 20 minutash erdhi ambulanca. Njeriu ka ndenjur i shtrirë në tokë 50 minuta. E shikoni s’bëhet në mes të Tiranës? Mos të vijë ambulanca… , – thotë qytetari.

Ai shton edhe një detaj të dhimbshëm, ndërsa thotë se burri gjatë gjithë kohës, edhe kur kishte ardhur policia dhe ishin në pritje të ambulancës, nuk lëvizte fare. “Ai nuk lëvizte fare dhe ishte duke u mbytur nga gjaku. Ai pinte gjakun që po ia merrte frymën”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: