BERAT- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një automjet ka thyer kangjellat përgjatë urës së Goricës dhe ka rënë në lumin Osum.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se makina me targa angleze e ka marrë rrjedha për 500 metra, ndërkohë drejtuesi i mjetit ishte Klajdi Seleinca, 24 vjeç. Ky i fundit është nxjerrë nga lumi, ndërkohë që ka mbetur i plagosur por është jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak nga policia

Rreth orës 14.15 Salla Operative ka marrë njoftim se një mjet i cili udhëtonte në rrugën Antipatrea, në vendin e quajtur “Tyneli” ka humbur kontrrollin dhe ka rënë në lumin Osum.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikses dhe ambulanca ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga lumi.

Nga informacionet paraprake rezulton se shtetasi K.S, 24 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa angleze ka humbur kontrrollin e mjetit dhe për pasojë ka rënë në lumë.

Shtetasi K.S, është transportuar për në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit. Për më tepër shihni pamjet e rënda që vijnë vendi i aksidentit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: