Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Durrës, ku një automjet për të shmangur përplasjen, ka përfunduar më hekurat anës rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Aleksander Goga, rreth orës 8 e 30 në lagjen nr.11. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se nga aksidenti nuk ka persona të plagosur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në videon e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihen edhe dëmet e aksidentit në fjalë, ku automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: