Një aksident i rëndë është regjistruar sot në superstradën Fushë Krujë-Milot, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Gazetari Julian Shota raporton për ‘BalkanWeb’ se një autoveturë tip ‘Benz’, e cila drejtohej nga Andi Krakulli është përplasur me një makinë tip ‘Opel’ që drejtohej nga Fasli Shala.

Për pasoje është plagosur rendë shoferi i Opelit, i cili është dërguar të spitali i Traumës.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 04.03.2021, në orën 13:40, në Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A. K., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb