Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para disa minutash në Unazën e Madhe në Sauk, teksa në vendngjarje janë parë ambulanca dhe automjete të policisë.
Siç shikohet edhe nga pamjet, një person duket në gjendje të rëndë, teksa shihet që transportohet nga mjekët për ta çuar në spital.
Aksidenti ka ndodhur poshtë rrethit të Saukut në Unazën e Madhe, por nuk trafiku nuk është ndërprerë.