Të hënën mbrëma, gjatë xhiros së fundit të Daytona 500 në Florida, piloti Ryan Newman ka qenë protagonist i një aksidenti të tmerrshëm.

42 vjeçari që ishte në krye të garës, po lëvizte në pistë me 320 km/orë kur makina e tij Ford Mustang është përplasur me një mur dhe është rrotulluar për disa metra.

Më pas është gjetur në anën tjetër të një makine që po vinte. Frikë dhe momente paniku mes spektatorëve. Në kohë rekord forcat e sigurisë, kanë nxjerrë Newmanin nga Fordi i tij numër 6, që shpërtheu në flakë. Piloti është çuar më pas në spital në kushte kritike. Gara është fituar nga Danny Hamlin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb