DURRËS

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se një automjet, fuoristradë dhe furgoni janë përplasur me njëra – tjetrën duke bllokuar rrugën për të shkaktuar edhe një trafik.

Mësohet se në furgonin e përfshirë në aksident udhëtonin disa sportistë. Furgoni ndërkohë lexon KF Egnatia Rrogozhinë dhe duket se është në pronësi të klubit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb