FIER

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Fier pranë shtëpisë së të moshuarve.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se automjetet janë përplasur në një aks me fluks të madh automjetesh dhe qytetarësh, teksa të dëmtuar kanë mbetur drejtuesit.

Fillimisht dy automjete janë përplasur teksa një prej tyre ka goditur dhe një mjet tjetër.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes pasi një prej makinave ka qenë me impiant gazi dhe rrezikohej për shpërthim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb