RROGOZHINË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Rrogozhinës. Mësohet se dy automjete të tonazhit të rëndë janë përplasur.

“BalkanWeb” ka siguruar një video, ku shihen pamjet nga vendi i ngjarjes. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet hetimore.

Nga përplasja e mjeteve fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, si pasojë e aksidentit u bllokua edhe qarkullimi i mjeteve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: