Vendi është përfshirë nga kushte të vështira atmosferike.

Prej orëve të para të mëngjesit qyteti i Fierit është shoqëruar nga reshje të shiut, duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Një aksident është raportuar në aksin Fier- Levan, në vendin e njohur si “Rrapenjtë”.

Dy automjet një “Ford” dhe një “Golf”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Ndërkohë nuk janë raportuar dëme në njerëz.

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar uniformat blu, të cilët kanë bërë edhe orientimin e automjeteve, në një rrugë me fluks të konsiderueshëm lëvizje.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb