FIER

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Seman. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “Balkanweb” se aksidenti ndodhi rreth orës 20:00, ku një motor është përplasur me një automjet tip “Benz”.

Fatmirësisht shoferi i motorit nuk ka pësuar dëmtime dhe nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: