BERAT

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore në fshatin Orizaj.

Mjeti tip Benz,me targa AA 987 YJ,duke dalë nga një servis makinash është purplasur me mjetin tip Seat me targa TR 8536 M,që i përkiste një kompanie ”Security”. Si pasojë e përplasjes së mjeteve janë plagosur dy pasagjerët Sose Toska e Sali Toska,që ndodheshin duke udhëtuar në mjetin tip Benz, ndërkohë që dy drejtuesit e mjeteve Xhavair Atia dhe Gentjan Boçka nuk kanë pësuar lëndime.

Të plagosurit Sali e Sose Toska janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve, pasi kanë marrë plagë dhe shembje në të gjithë trupin.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, që pasi kanë kqyrur vendin e ngjarjes kanë dalë në konkluzionin paraprak se, shkak për aksidentin është bërë dalja e gabuar e mjetit tip Benz në rrugën nacionale por edhe shpejtësia jashtë normave të lejuara me të cilën po udhëtonte mjeti tip Seat në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb