Një aksident është regjistruar sot në Durrës, ku një makinë është përmbysur në rrugë dhe për pasojë është lënduar shoferi. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti tip ‘Ford fokus’ me targa Aa 219Bx është përplasur me dy makina të parkuara në kohë që dyshohet të ketë qenë i dehur. Fill pas aksidentit shoferi i plagosur është transportuar në urgjencë.

Për më tepër shihni pamjet nga vendi i ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialisët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin U. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: