TIRANA

Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. BalkanWeb mëson se prej aksidentit është bllokuar trafiku.

Automjetet ndërkohë kanë ngecur në trafik dhe po presin në radhë deri në momentin kur të  ketë  zhbllokim.

Nga pamjet duket se dhe një autoambulancë ndodhet mes trafikut dhe ka vështirësi për të ecur më tej. Si çdo fundjavë, edhe këtë që i paraprin mund të ketë fluks automjetesh drejt bregdetit për shkak se turistët në këto temperatura të larta vere zgjedhin zonat bregdetare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb