KAVAJA

Një aksident ka ndodhur afër Golemit në Kavajë teksa dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Gazetari Kelment Baçi raporton për BalkanËeb se automjetet kanë pësuar dëme të mëdha në pjesët e përparme, por shoferët kanë shpëtuar mrekullisht.

Mjetet janë të tipit ‘’Renault’’ dhe ‘’Benz’’ teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb