Një aksident është regjistruar sot në hyrje të qytetit të Kuçovës, ndërkohë që flitet për dy plagosur. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në vendin e quajtur si ‘Lapidari’.

“BalkanWeb” mëson se një motor ka goditur nga pas një makinë ‘Golf’ dhe për pasojë dy persona janë plagosur. Dëshmitarë të ngjarjes, thanë për “BalkanWeb” se dy personat që ndodheshin në motor janë plagosur rëndë, pasi kanë rënë në xhamin e parë të mjetit, duke u plagosur rëndë.

Si fillim të plagosurit u transportuan në spitalin e Kuçovës dhe më pas në atë të Beratit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: